• KATEGORIT

  • FOTO E DITËS

  • Profilet

    Lorik Cana është i lindur në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.Si fëmijë largohet nga vendlindja drejt Zvicrës.Si junior fillon të luaj për ekipin Zvicerian Lausanne Sport.Talentin e tij e vëren skuadra Paris Saint-Germain e cila arrin që ta radhisë mesfushorin Kosovarë në radhët e veta vetëm si 16 vjeqar.Pasi kalon mjaft mirë edhe në juniorët e klubit Parisien , dhe kur pjekuria e tij vie në shprehje , drejtuesit e klubit Parisien vendosin që ta angazhojnë në radhët e Seniorëve kur ende nuk kishte mbushur 19 vjet. ( Më shumë )

  • RSS www.futbolli.info

    • IBRAHIMOVIQ OPERON DORËN, DO TË MUNGOJË TRI JAVË
      Futbollisti i ri i Barcelonës, suedezi Zlatan Ibrahimoviq, nuk do të mund të debutojë për ekipin e ri, së paku deri në fund të gushtit për shkak të operimit të dorës. Ibra arriti të hënën në Barcelonë, derisa mbi 60 mijë shikues në Nou Camp i bënë atij një pritje madhështore, por për të parë […]
    • MANCHESTER CITY ANGAZHON MBROJTËSIN KOLO TOURE NGA ARSENAL-i
      Manchester City ka vazhduar të harxhojë milionat për futbollistët për sezonin e ri. Citizens kanë arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e Arsenalit, Kolo Toure. Shtypi anglez shkruan se futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka pranuar ofertën e City-t, që atij i sjellë të ardhura prej 120 mijë funteve në javë, ndërsa Arsenalit rreth 20 milionë euro. […] […]
    • CHELSEA NUK HEQ DORË NGA PIRLO
      Sipas mediave angleze, ekipi londinez Chelsea i ka bërë ofertë Milanos për ta transferuar mesfushorin italian, Andrea Pirlo, në Stammford Bridge. Ish-trajneri i rossonerëve, i cili aktualisht është te Chelsea, Carlo Ancelotti, adhuron 30 vjeçarin dhe thuhet se skuadra e tij i ka ofruar Milanos 10 milionë euro, plus shërbimet e dy futbollistëve, Claudio Pizza […]
    • CACERES HUAZOHET TEK JUVENTUSIT
      Tashmë është zyrtare… mbrojtësi nga Uruguai, Martin Caceres, është transferuar te skuadra e Juventusit. Raportohet se dy klubet kanë gjetur gjuhë të përbashkët që mbrojtësi i Barcelonës të kalojë në formë huazimi për një vit, me opsionin për ta blerë Juventusi për shumën prej rreth 15 milionë eurosh. 22 vjeçari ka konfirmuar se me padurim […] […]
    • DANIEL GUIZA PRANË LYON-it
      Sulmuesi spanjoll te Fenerbahqe, Daniel Guiza, është shumë afër transferimit te kampioni i shumëfishtë i Francës, Olimpique Lyon. Drejtuesit e klubit turk, Fenerbahqe, kanë pranuar ofertën e Lyon-it prej 12 milionë eurosh për të angazhuar spanjollin, i cili në kampionatin turk shënoi vetëm 11 gola. Vetëm një vit më parë, 28 vjeçari, ishte golashënuesi më […] […]

DANIEL GUIZA PRANË LYON-it

Sulmuesi spanjoll te Fenerbahqe, Daniel Guiza, është shumë afër transferimit te kampioni i shumëfishtë i Francës, Olimpique Lyon. Drejtuesit e klubit turk, Fenerbahqe, kanë pranuar ofertën e Lyon-it prej 12 milionë eurosh për të angazhuar spanjollin, i cili në kampionatin turk shënoi vetëm 11 gola. Vetëm një vit më parë, 28 vjeçari, ishte golashënuesi më i mirë i Spanjës me ekipin e Mallorca-s, si dhe kishte fituar kampionatin evropian me Spanjën.

Rezart Taci, president i ardhshem i Bolonjes

rezarttaciRezart Taci do te jete presidenti i Bolonjes. Ceshtje oresh mbetet zyrtarizimi i kesaj marreveshjeje qe sipas mediave italiane, biznesmeni shqiptar do te bleje 80% te aksioneve te skuadres italiane, per nje vlere prej 20 milion euroPer momentin ende nuk dihet nese pervec presidentit skuadra e Bolonjes do te pesoje ndryshime te tjera ne staf apo jo.Aktualisht trajneri i kesaj skuadre eshte dhe duket se do te vazhdoje te jete Papadopulo ndersa Salvadori do te mbetet per momentin drejtori sportiv i kesaj skuadre.Interesimin per kete skuader Rezart Taci e ka treguar qe vitin e kaluar por ne 2008-n oferta nuk i eshte pranuar, nderkohe qe tashme eshte shume prane zyrtarizimit./Top Channel /

Fanol Perdedaj, ylli i ri i Bundesliges

PAnol_PerdeajMesfushori i talentuar, Fanol Perdedaj eshte vleresuar nga portali i njohur Spox.com, si nje nder pese futbollistet e rinje qe pritet te shkelqejne gjate sezonit te ri ne futbollin gjerman: “Perdedaj eshte vetem 18 vjec dhe me kualitetin e tij, prej mesfushori defensiv ka bindur trajnerin Lucien Fevre qe t’a ftoj ne ekipin e pare nga U-19 ” -thuhet ne kete ueb-faqe.
Me tej, vetë 18 vjecari tregon se tashme ndihet mire, pas lendimit qe ka pasur ne ligamentet e gjuri: “Tani jam rikthyer,gjuri eshte  mire”-pohoi Fanoli, i cili ka lindur ne Kosove dhe ka shkuar ne Gjermani ne moshen nje vjecare.
Continue reading

FSHF krijon kombetaren U15

U-15Shqiperia per here te pare do te kete ne dispozicion edhe nje kombetare femijesh U15.
Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar per nje seleksionim me te hershem te talenteve te futbollit shqiptar duke krijuar nje hallke te re te zinxhirit te ekipeve perfaqesuese. Seleksionimin e ketyre femijeve ia ka besuar yllit te futbollit shqiptar Sulejman Demollari, ish trajneri i Dinamos, Lushnjes dhe trajneri i fundit shqiptar qe ka drejtuar kombetaren A ne vitin 2002, tashme ngarkohet me detyren e zbulimit te talenteve.
Continue reading

Satën: Unë e humba penalltinë, jo gjyqtari

suttonSkocezët vazhdojnë ta kenë “inatin” me vapën, madje dëshirojnë që në takimin e kthimit të bjerë shi
Xhon Satën, sulmuesi i Madhëruellit, është treguar i ndershëm në deklaratat e tij pas humbjes në Vlorë me Flamurtarin. Madje ai ka kërkuar që të mos paragjykohet gjyqtari austriak Fritz Stuçlik, për përsëritjen e 11 metërshit. Satën goditi për herë të dytë në të njëjtin vend, mirëpo Shpëtim Moçka bëri mrekullinë, duke e dërguar topin në fundore. “Mos kryqëzoni gjyqtarin, por mua. Unë isha ai që e humba penalltinë, Continue reading

Farnerud: Mos e paragjykoni Shqipërinë, ishte ndryshe!

aleksanderMesfushori i Stabaekut beson te kualifikimi, por nuk e nënvlerëson TiranënLojtari i Stabaekut, Farnerud, ishte i vetmi norvegjez që iu afrua, madje e gjeti rezultatin e ndeshjes së parë në Tiranë. Në aeroport, duke biseduar me gazetarët, para nisjes për në Shqipëri, Farnerud ishte shprehur: “Ndeshja del në barazim 1 1, ose fitojmë ne, 2 1.” Në fakt rezultoi e para, Stabaeku barazoi 1 1 me Tiranën, duke pritur më i qetë kthimin, në “Telnor Arena”, para tifozëve të vet. Lidhur me 90 minutat e lojës në kryeqytetin shqiptar, Farnerud u shpreh në një intervistë për mediat norvegjeze. Continue reading

EMIN ISMAJLI NË INGOLSTADT

eminMesfushori shqiptar, Emin Ismajili është transferuar në skuadrën gjermane, Ingolstadt, skuadër e cila bën gara në ligën e tretë gjermane. Stinorin e fundit Ismaili ishte pjesë e Waldhof Mannheimin. 27 vjeçari i lindur në Gjilan, edhe më parë kishte luajtur në Ingolstadt, në stinorët 2004-2006. Ismajli karrierën e ka filluar në skuadrën e Dritës nga Gjilani, nga e cila skuadër u transferua në Ingolstadt në vitin 2004 / KTV /

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.